Leo Messi sot ka vazhduar kontratën me Barcelonën deri në vitin 2021
Ylli argjentinas, Leo Messi është pjesë e skuadrës së parë të Barcelonës që nga viti 2014 dhe në këto 13 vite ka thyer pothuajse të gjitha rekordet.
Jo vetëm në Barcelonë, por Messi mban edhe shumicën e rekordeve në Evropë dhe botë.
Me vazhdimin e kontratës deri në vitin 2012, Messi ka mundësi që të thyej edhe ato pak rekorde që i akne mbetur në Barcelonë dhe rekordet tjera në Evropë.
Këto janë 10 rekordet që Messi ende nuk i ka thyer:
100 gola kundër klubeve jo spanjolle – Leo Messi deri me tani ka shënuar 98 gola kundër skuadrave të huaja dhe i duhen vetëm edhe dy gola në këto katër vite për ta arritur këtë rekord
100 gola në Ligën e Kampionëve – Messi deri me tani ka 94 gola dhe nëse vazhdon me ritmin e viteve të kaluara, atëherë këtë rekord mund ta arrij në sezonin e ardhshëm
Të bëhet golashënuesi më i mirë në La Liga, Ligën e Kampionëve dhe Copa del Rey brenda një sezoni – Messi ka qenë shumë afër që të thyej këtë rekord, ku ishte golashënuesi më i mirë në La Liga dhe Copa del Rey. Ai dështoi të ishte më i miri në Ligën e Kampionëve me 11 gola, pasi Ronaldoi e kaloi në finale, ku shënoi dy gola ndaj Juventusit
Më së shumti tituj në histori të klubit – Messi ka fituar 30 tituj me Barcelonën, 6 më pak se sa Ryan Giggs me Manchester Unitedin
Më së shumti tituj evropian me klub – Leo Messi ka fituar shtatë tituj evropian, përfshirë Ligën e Kampionëve dhe Superkupën e Evropës, dy më pak se sa Dani Alves dhe Paolo Maldini që kanë nga nëntë
Të bëhet golashënuesi më i mirë në Evropë me një skuadër të vetme – Leo Messi ka 507 gola me Barcelonën. Ai para vetës ka legjendën e Bayern Munichut me Gerd Muller me 525 gola
600 paraqitje me Barcelonën – Messi ka 583 ndeshje me Barcelonën, 10 më pak se sa legjenda Carles Puyol
Më së shumti fitore në La Liga – Iker Casillas është lojtari me më së shumti fitore në La Liga gjithsej 334, ndërsa Messi ka 288 fitore
Të bëhet lojtari me më së shumti Këpuca të Arta – Leo Messi ka katër Këpuca të Arta, aq sa edhe Cristiano Ronaldo, por qëllimi i tij është që të fitojë më shumë në këto katër vite
Të fitojë Kupën e Botës – Messi ende nuk ka fituar një titull të madh me Kombëtare, përfshirë këtu Kupën e Amerikës dhe Kupën e Botës. Ai deri tani ka fituar Kupën e Botës U20 dhe Medaljen e Artë Olimpike në vitin 2008