Të paktën një person është vrarë dhe tetë të tjerë janë plagosur nga një person i armatosur i cili e ka sulmuar një aheng për zbulimin e gjinisë në një shtëpi private në Colerain Township, afër Cincinnati, Ohio, njofton policia.

Tre nga të plagosurit janë fëmijë, ndërsa personi i vrarë është një grua, njofton policia amerikane, transmeton Express.

“Shpresojmë se nuk do të këtë më situatë si kjo,” ka thënë oficeri i policisë James Love.

Policia nuk i ka zbuluar motivet e sulmit e as identitetin e sulmuesit.

Hetimi është duke vazhduar.