Vizita shtetërore e presidentit amerikan, Donald Trump në Britaninë e Madhe do të zhvillohet në vitin 2018, deklaroi sot një personalitet i lartë në qeverinë britanike.

Kryeministrja britanike, Theresa May kishte ftuar Trump-in gjatë vizitës së saj në SHBA në janar, vetëm pak ditë pas marrjes së funksioneve të presidentit amerikan, por data nuk ishte vendosur zyrtarisht.

Sipas këtij burimi qeveritar, May dhe Trump nuk kanë arritur të bien dakord për një datë gjatë vitit 2017 dhe janë duke kërkuar një për vitin 2018.