Jugen Klopp ka folur për spekulimet e fundit rreth kalimit të Neymarit nga Barcelona në PSG

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka frikë se futbolli do të ndryshojë përgjithmonë, nëse Neymar transferohet në PSG.

Braziliani po kërkohet me ngulm nga skuadra franceze, e cila është gati që të paguajë 222 milionë euro.

“Nëse lajmet për Neymarin nuk janë thashetheme, atëherë pffffff, kjo është më shumë se sa niveli tjetër, sinqerisht është jashtë këtij planeti”, tha Klopp.

“Sinqerisht? 222 milionë euro? Nuk mund ta besojë se diçka e tillë mund të ndodh. Por, nëse ndodh, atëherë do të ndryshonte gjithçka”.

 

Global