Thomas Muller nuk është aspak i lumtur me humbjen 4:0 nga Milan në miqësoren e zhvilluar në Kinë

Sulmuesi i Bayern Munichut, Thomas Muller e ka pranuar se humbja 4:0 ndaj Milanit ishte një zhgënjim total.

Ai tha se për këtë humbje nuk ka arsyetime dhe e pranoi se Milan ishte skuadër më mirë e përgatitur fizikisht.

“Pjesa e parë ishte një zhgënjim total”, tha fillimisht Muller pas ndeshjes.

“Temperatura të larta? Po, por nuk është justifikim. Temperaturat ishin të larta dhe për Milanin, por ata ishin shumë më të freskët se ne dhe këtë duhet ta pranojmë”.

Kjo ishte humbja e dytë më radhë e Bayernit në miqësore, pasi ishte mposhtur katër ditë më parë edhe nga Arsenal.

 

Global