Mike Tyson insiston se Flyd Mayweather do të nokautojë britanikun Conor McGregor

Legjenda e boksit, Mike Tyson nuk ka asnjë dyshim se Floyd Mayweather do të mposht Conor McGregor.

“Mayweather do ta vret atë në boks. McGregor e ka vendosur vetën në pozitë ku do të nokautohet”, tha Tyson.

Por, me këtë vlerësim nuk pajtohet britaniku, i cili tha se paratë në fund do t’i marrë ai.

“Kjo ishte e bukur Mike, por ju jeni duke e parë Don Kingun e ri, shumë shpejtë. Paratë janë të miat”, ka thënë McGregor.

Meçi ndërmjet Mayweather dhe McGregor do të zhvillohet me 26 gusht dhe pritet të jetë dueli më i shikuar në histori të boksit.

Global