Liverpool ka marrë një lajm shumë të mirë, pasi james MIlner është kthyer nga lëndimi

Anglezi James Milner do t’i bashkohet skuadrës në stërvitje, kur ata të kthehen në kampi stërvitor në Gjermani.

Milner kishte pësuar një lëndim në turneun e Azisë, në ndeshje e të dielës së kaluar ndaj Leicester Cityt.

Liverpool momentalisht gjendet në Gjermani, ku do të marrin pjesë në turneun Audi Cup, me dy ndeshje që do t’i zhvillojnë ndaj Bayern Munichut dhe Hertha Berlinit.

Sapo skuadre të kthehet në Liverpool, James do t’i bashkohet në stërvitje dhe do të jetë gati për ndeshjen e parë të Premierligës, e cila fillon me 12 gusht.