Juventus ka hyrë seriozisht në garë për mesfushorin e Schalkes, Leon Goretzka

Juventus ka nisur bisedimet me skuadrën gjermane, Schalke për mesfushorin Leon Goretzka, shkruan Calciomercato.

22 vjeçari vlerësohet shumë nga trajneri Massimiliano Allegri, i cili e sheh si ideal në mesfushë me Miralem Pjanic.

Goretzka ka kontratë me Schalken deri në vitin 2018, por mund të shitet nëse në drejtim të tyre vjen një ofertë prej 25 milionë eurosh.

Për lojtarin interesim ka shprehur edhe kampioni i Gjermanisë, Bayern Munich.