Pep Guardiola ka lavdëruar Real Madridin e Zinedien Zidane, për të cilin tha se është më i miri

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka folur para ndeshjes miqësore me Real Madridin.

Kataluanasi insiston se Reali i Zinedine Zidane është më i miri kundër të cilit ka luajtur, më i mirë se ai i Manuel Pellegrinit dhe Jose Mourinhos.

“Jam përballur me Real Madridin e Jose Mourinhos që ishte shumë i vështirë. Jam përballur edhe me Real Madridin e Pellegrinit dhe mu desh të arrija 99 pikë për të fituar La Ligan, por Real Madridi i Zinedine Zidane është më i miri nga të gjithë”, tha Guardiola.

Ndeshja ndërmjet Cityt dhe Realit do të zhvillohet nga ora 05:00 e mëngjesit të së enjtes. /Express/