luajt këtë mbrëmje finalja e Kupës së Konfederatave mes Gjermanisë dhe Kilit dhe në minutën e 20-të u shënua goli i parë.

Gjermanët përfituan nga një gabim i mbrojtjes kiliene dhe Stindll me portën bosh nuk e pati të vështirë ta dërgojë topin në rrjetë.

Në minutat e mbetura të pjesës së parë, por edhe deri në fund, me gjithë rastet nga të dy ekipet rezultatin nuk ndryshoi më dhe kampionët e Botës e mbyllin në avantazh 1-0.

Kësisoj, “panterat” shpallen kampionë të Kupës së Konfederatave, duke treguar se momentalisht janë ekipi më i mirë i Botës.