Marco Fassone ka folur për transferimin e mundshëm të sulmuesit Diego Costa

CEO i Milanit, Marco Fassone nuk ka dashur të glas për emra të përveçëm, por e ka pranuar se Diego Costa është lojtar shumë i talentuar.

Ai po ashtu e pranoi se kanë biseduar edhe me agjentin Jorge Mendez, i cili ka në pronësi shumë lojtarë.

“Nuk dua të përmend emra, sepse mund të nervozojmë shumë skuadra. Diego Costa është lojtar i talentuar, ai është futbollist i Chelseat dhe ne po bisedojmë me shumë lojtarë”, tha Fassone.

“Ne jemi takuar me agjentin Jorge Mendes, sepse ka shumë lojtarë në pronësi dhe mund të flasim për shumë gjëra”.