Kevin Strootman e ka pranuar se e ka shumë të vështirë të largohet nga Roma

Mesfushori holandez, Kevin Strootman është shumë i lumtur në Roma dhe e pranon se është e vështirë për t’u larguar.

 Ai po ashtu falënderoi Romën edhe për durimin që treguan me të, pas dy lëndimeve shumë të rënda.

“Roma është Roma dhe është e vështirë për t’u larguar, ju nuk mund të largoheni aq lehtë. Ne të gjithë kemi ambicie për të fituar diçka me këtë skuadër”, tha holandezi për NBC,

“Sezonin e kaluar i kam luajtur 50 ndeshje dhe arritëm të kualifikohemi në Ligën e Kampionëve. Ndjehem shumë mirë dhe jam i lumtur që po ia kthej Romës besimin e treguar me paraqitje në fushë”

Global