Enzo Zidane ka thënë se nuk po mendon që të kthehet në Real Madrid
Djali i Zinedine Zidane, Enzo ditë më parë nënshkroi kontratë tre vjeçare me skuadrën spanjolle, Alaves.
Ai sot është prezantuar te skuadra e re, ku insiston se nuk po mendon për kthimin në Real Madrid.
“Për momentin nuk po mendojë të kthehem në Real, por dua të triumfojë në Alaves”, tha Enzo për faqen e skuadrës.
Ai po ashtu e pranoi se ka ngjashmëri me babin e tij, po ri duhet edhe shumë punë për të arritur nivelin e tij.