Paulo Dybala është i lumtur në Juventus dhe nuk dëshiron të largohet

Sulmuesi argjentinas, Paulo Dybala edhe një herë tjetër e ka bërë të qartë se është i lumtur në Juventus dhe nuk do të transferohet në Barcelonë.

Dybala tha se synimi i tij i vetëm është që të stërvitet sa më shumë, në mënyrë që të kenë një sezon të suksesshëm.

“Afati kalimtar? Jam shumë i lumtur në Juventus. Jam shumë mirë dhe në ditët në vazhdim duhet të punojë shumë, në mënyrë që të kemi një sezon të suksesshëm”, tha Dybala pas fitores ndaj PSG 3:2.

Për lojtarin interesim kanë shprehur edhe dy skuadra tjera, Real Madrid dhe PSG.