Presidenti i Kukësit, Safet Gjici e ka konfirmuar se është në bisedime me Lorik Canën, të cilit i është ofruar posti i trajnerit.

Gjici fillimisht ka biseduar me serbin Mlladen Milinkoviç, por së fundmi, i ka lindur një ide e re që padyshim do të shënonte një moment të rëndësishëm në historinë e këtij klubi, nëse do të bëhet realitet.

Ai ëndërron që të bëjë trajner ish-kapitenin e përfaqësueses shqiptare, Lorik Cana, i cili nuk e ka fshehur që ka si synim në të ardhmen të fillojë një karrierë të re.

“Po, jemi në bisedime me Lorik Canën. Kaq mund të them”, ka thënë Gjici për ‘Panorama Sport’.

Tani pritet të mësohet nëse është thjesht një dëshirë e presidentit të Kukësit, apa nëse edhe Cana ka interes konkret për t’iu bashkuar kampionëve të Shqipërisë dhe për të marrë drejtimin e tyre.