Një aktiviste e Partisë Socialiste, zyrtare në Ministrinë e Brendshme ka bërë një thirrje në shkelje me ligjin, që në një farë mënyrë, është blerje e votës.

 Ajo i ka ofruar votuesve udhëtim me automjete të siguruara nga PS për t’i çuar ata deri në qendrën e votimit.

Arbia Brace në profilin e saj në rrjetin social Facebook, ka postuar numrat e kontaktit për gjithë të interesuarit që duan të votojnë por nuk kanë mundësi transporti, duke u garantuar ndihmë nga ana e PS-së.

“Banon jashtë qytetit ku je i regjistruar si Votues? Ke nevojë për transport?

Kontakto 069 66 22 422 Selinë Qendrore te PS për ndihmë dhe bashkë bëhemi pjesë e Skuadrës Fituese duke Votuar PS 2”, shkruan ajo në rrjetin social.