Roma ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit të djathtë holandez, Rick Karsdorp
Roma edhe zyrtarisht ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me skuadrën e Feyenoordit për mbrojtësin e djathtë, Rick Karsdorp.
Lojtari sot është prezantuar në Roma, me të cilën skuadër ka nënshkruar deri në vitin 2022.
“Nga sot, Rick Karsdorp është lojtar i ri i Romës. Ai ka kushtuar 14 milionë euro dhe pesë të tjera në varësi të paraqitjeve”, thuhet në njoftimin e Romës.
Karsdorp ka marrë numrin 26 në fanellë