Mariano është transferuar në Lyon

Edhe zyrtarisht, sulmuesi Mariano, i cili nuk gjeti hapësira në ekipin e Zinedine Zidane, është transferuar te skuadra franceze, Lyon.

Lajmi është bërë i ditur nga Real Madridi dhe Lyoni. Los Blancos kanë falënderuar lojtarin për gjitha vitet e kaluara me fanellën e bardhë, duke i dëshiruar fat në aventurën e tij të re.

Mariano është prezantuar tashmë te Lyon, që u ble për tetë milionë euro. Ai ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2022 me klubi francez