ZYRTARE/ Numërohen gjysma e kutive të votimit në Shqipëri, ja votat dhe mandatet që kanë fituar partitë

Deri më tani Komisioni Qendror i Zgjedhjeve raporton se janë numëruar rreth gjysma e kutive të votimit në rang vendi. Deri më tani rezulton se Partia Socialiste ka marrë 308.315 vota në rang vendi, Partia Demokratike ka marrë 177.958 vota ndërsa LSI deri më tani numëron 92.667 vota ndërsa PDIU deri më tani numëron 25.531 vota.
Nga të dhënat zyrtare të KQZ raportohet se për zgjedhjet parlamentare deri më tani nga hapja e 2.202 kutive (nga 5362 që janë gjithsej) kanë numëruar 637.875 votues.
Të përkthyera ne mandate deputetësh deri me tani PS rezulton se ka marre 77 mandate, Pd 39 mandate, LSI 20 mandate, PDIU 3 mandate dhe PSD 1 mandat. Të dhënat ndryshojnë në kohë pas raportimit në këtë institucion nga çdo qendër votimi në vend.