Monaco ka zyrtarizuar transferimine sulmuesit Jordi Mboula

Kampioni i Francës, Monaco ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me sulmuesin 18 vjeçar të Barcelonës, Jordi Mboula.

Lojtari ka qenë në fund të kontratës me skuadrën kataluanse, ndërsa ka nënshkruar deri në vitin 2022 me Monacon.

“AS Monaco është e lumtur të ju njoftoj se ka nënshkruar me Jordi Mboula. Sulmuesi i Barcelonës ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare deh do t’i bashkohet skuadrës pas 1 korrikut”, thuhet në njoftimin e Monacos.

Mboula është një tjetër lojtar i Barcelonës që largohet, për shkak se skuadra viteve të fundit nuk po beson në lojtarët e akademisë

T mobile In article [4]