Nathan Ake është transferuar te skuadra e Bournemouthit.
Mbrojtësi holandez ka pasur një gjysmë-sezoni fantastik me Bournemouthi, duke bërë që Chelsea ta rikthej në skuadër gjatë janarit.
Megjithatë, hapësirat te skuadra e Antonio Contes ishin të pakta për Aken, i cili ka vendosur të transferohet përfundimisht në Bournemouth.
Ake ka kompletuar transferimin e tij te skuadra angleze për një shifër që thuhet të jetë 20 milionë funte apo rekord i klubit sa i përket transferimeve.
Holandezi thuhet se ka nënshkruar marrëveshje afatgjate, por që vitet nuk janë specifikuar.