Botuar nga BBC me 22 qershor 2017.

“Niveli i tragjedisë njerëzore që nuk kemi parë kurrë.” – kështu e përshkroi kryeministri portugez Antonio Costa, zjarrin e madh pyjor që ka depërtuar në qendër të vendit, duke lënë të paktën 64 vetë të vdekur që nga e shtuna. Zjarret janë një kërcënim i përvitshëm në Portugali. Më shumë kanë shpërthyer atje, midis viteve 1993 dhe 2013, sesa në Spanjë, Francë, Itali apo Greqi, raportoi Agjencia Evropiane e Mjedisit vitin e kaluar, pavarësisht nga madhësia relativisht e vogël gjeografike e vendit.

A ishte tragjedia e këtij viti e parandalueshme? A mundet Portugalia të bëjë gjithçka për të shpëtuar jetën dhe për të minimizuar dëmet? Çfarë e solli Portugalinë në një situate të tillë?

Klima dhe terreni

Portugalia, në skajin jug-perëndimor të Evropës, është një vend i ngrohtë i rrahur nga erërat e forta jashtë Atlantikut.

Shkencëtarët thonë se ndryshimi i klimës ka pasur një ndikim, duke shtyrë “sezonin e zjarrit” nga dy deri në pesë muaj. Këtë vit, vera ka marrë një fillim të nxehtë, me temperatura që tashmë tejkalojnë 40 gradë C në zona të caktuara, dhe kjo vjen pas një pranvere të thatë dhe të ngrohtë.

Historia e pronësisë dhe menaxhimit të pyjeve

Portugalia është një nga vendet më të pyllëzuara në Evropë, por shumica dërrmuese e pyjeve – 85%, sipas Institutit Botërore të Pyjeve – është në pronësi private.

Pronësia pyjore është shumë e fragmentuar, me parcela në pronësi private mesatarisht vetëm pesë hektarë (12.7 hektarë). Mungesa e menaxhimit të pyjeve është një pjesë e rëndësishme e problemit të Portugalisë. Pasi zvogëlimit të popullsisë rurale, shumë prej këtyre parcelave në pronësi private janë lënë pas dore.

Pyjet monokulturë

Pjesa më e madhe e zonës në flakë është e dominuar nga eukalipti, një lloj druri australian i ardhur në Evropë në shekullin e 18-të, por që lulëzoi në Portugali me rritjen e industrive së letrës në mes të shekullit të 20-të. Kjo është një nga pemët më fitimprurëse, por ekologët thonë se eukalipti thith ujëra të rrallë nëntokësorë dhe është i dëmshëm për jetën bimore dhe atë të kafshëve autoktone. Kjo bimë e pasur me limfë që tanimë mbulon pjesë të mëdha të Portugalisë qendrore dhe veriore është gjithashtu shumë e ndezshme.

Eukalipti u rreshtua anës rrugës N-236, ku 47 vetë vdiqën në makinat e tyre ndërsa përpiqeshin të shpëtonin.