Zjarr i madh ka shpërthyer sot pasdite në malin në mes të Strugës dhe fshatrave Dologozhdë dhe Poum.

Ekipet e njësive territoriale të zjarrfikësve nga Struga, ndërmarrja publike “Jabllanicës” dhe drejtori për mbrojtje dhe shpëtim dhe vendasit janë në terren dhe për të luftuar me flakët, përcjell TetovaSot.

Komandanti i zjarrfikësve në Strugë, Minir Mamudi informon se në terren janë tre kamionë të zjarrfiksave, por që nuk kanë kapacitet për të shuar zjarrin, i cili shpejt u përhap për shkak të erërave të forta që fryjjnë në këtë rajon.

Ndihmë kanë kërkuar edhe nga zjarrfikësit Ohrit dhe nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim për aktivizimin e avionëve kundër zjarrit.

Zjarri në fshatin Dologozhdë është raportuar rreth orës 15 dhe mbulon një pyll me pisha dhe bagrem./TetovaSot