Enzo Zidane, djali i Zinedine Zidane, do të largohet nga ekipi i dytë i Real Madridit.
Sipas asaj që raporton “Marca”, Zidane mendon se më e mira për djalin e tij 22-vjeçar është që të huazohet në ndonjë skuadër. Kjo do t’i mundësonte atij të fitojë përvojë për t’u rikthyer në Madrid në ekipin e parë, ashtu siç ka ndodhur me Carvajal, Vasquez, Asensio, Casemiro, së fundmi Vallejo e Llorente.
Sipas “Marca”, marrëveshja e huazimit të Enzo Zidanes tek Alaves mund të mbyllet këtë javë.