Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot realizoj takime të ndara me ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës Sh.T. z. Ramon Abaroa Karanza, dhe ambasadorin e Republikës së Polonisë Sh.T. Jacek Stefan Multanovski, në Republikën e Maqedonisë.
Në takim me ambasadorin Karanza, Osmani falënderoj për mbështetjen e Mbretërisë së Spanjës lidhur me procesin euro- integrues të Maqedonisë e cila paraqet nxitje shtesë në zbatimin e reformave të duhura dhe angazhimet e marra. Në takim me ambasadorin Karanza, Osmani theksoi marrëdhëniet e mira mes Maqedonisë dhe Mbretërisë së Spanjës me shpresë se e njëjta do të thellohen edhe më tej, dhe vlerësoj si agjendë pozitive dhe dinamike të Qeverisë së re si dhe qasjen e saj gjithëpërfshirëse drejt sektorit civil.
Në bisedë me ambasadorin e Polonisë, Sh. T. Jacek Stefan Multanovski, njëra prej temave kyç të bisedës ishte mbështetja e deritanishme të cilën Republika e Maqedonisë në mënyrë të vazhdueshme e merr nga Republika e Polonisë në veçanti gjatë kryesisë së Polonisë me grupin e Vishegradit. Edhe më tej u theksua bashkëpunimi dhe shkëmbimi i përvojave mes dy vendeve në kuadër të konferencës së Shkupit.
Osmani informoi ambasadorët për planet e ardhshme dhe agjendën dinamike të cilën Qeveria e ka para saj ndërkaq si nxitje e veçantë i theksoi vizitat e realizuara në Bruksel, duke përfshirë mbajtjen e Komitetit për Stabilizim dhe Asociim dhe takimet me përfaqësues të lartë të Komisionit Evropian si dhe vizitat në Greqi dhe Bullgari. Gjithashtu u theksua se pas daljes nga kriza e thellë politike dhe institucionale e cila sundonte periudhën e kaluar në vend ka mundësi ta shfrytëzojë momentin për përshpejtimin e procesit euro- integrues.
“Nuk guxojmë të lejojmë ta prishjen e përshtypjes së parë, duhet të mbetemi të fokusuar në përgjithësi në zbatimin e Reformave Urgjente Prioritare dhe detyrimeve që dalin nga marrëveshja e Përzhinos, si dhe përforcimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve ndëretnike, përmes zbatimit në përgjithësi të marrëveshjes kornizë së Ohrit. I lartësuam pritjet e qytetarëve, tani kemi detyrim ti arsyetojmë pritjet e tyre. Thjeshtë duhet të fillojmë t’i dorëzojmë”- theksoi Osmani.