Qyteti Loviç në Poloni ka vendosur që traditën folklorike ta bartin edhe në rrugë duke i lyer zbrastinat në mes të zebrave me ngjyra të ndryshme.

Tani për tani në tre vendkalime për këmbësorë, zbrazëtirat në mes zebrave janë lyer me ngjyrë të gjelbërt, kaltërt, të kuqe dhe oker, duke nxitur kështu qytetarët e Loviçit që nëpërmjet këtyre ngjyrave të mos harrojnë veshjen tradicionalen që është edhe në listen e UNECO-s.

“Kemi dashur që në këtë mënyrë t’i paraqesim traditat tona këtu në Loviç. Në mënyrë pozitive t’a theksojmë prejardhjen tonë”, ka thënë për mediat kryetari i qytetit me 28. 800 banorë, trasnmeton Gazeta Metro

Edhe pse ky ngjyrim në mes të zebrave për dikën po ngjasonë në diçka tjetër.

Shumica që e kanë parë për herë të parë u ka asocuar në simbolin e LGBT-së. Policia është ankuar dhe ka urdhëruar që këto zebra shumë ngjyrëshe të largohen, sepse ligji i pranon vetëm të bardha, por nga autoritetet kompetente nuk ka reagim.

Kryetari i qytetit ka refuzuar që zebrat të kthehen në gjendjen e mëparshme, përshkak se ligji nuk thotë se në mes të vijave të bardha duhet patjetër të jetë e zbrazët.