Kapiteni i Manchester Unitedit, Wayne Rooney, mund të largohet gjatë kësaj vere nga “Djajtë e kuq”. Ai kaloi sezonin më të keq në karrierë nën urdhërat e Jose Mourinhos, duke qenë vetëm zëvendësues.

Në rrjetet sociale ka filluar të qarkullojë një fotografi, që duket se shpjegon gjithçka që i ka ndodhur kapitenit. “Runi nuk duket aspak si një sportist”, shkruajnë mediat britanike.