Edhe pse parlamenti i Republikës së Shqipërisë për kabinetin e ri qeveritar të socalistit Edi Rama, do të votojë në shtator, veçmë po përmenden emrat e ministrave të rinj.
Kabineti “Rama2”, siç e quajnë mediat, do të numërojë 21 anëtarë. Krahas kryeminsitrit, do të ketë dy zëvendëskryeministra dhe 19 ministra. Nga numri i përgjithshëm, tetë janë gra.
Mediat shqiptare pohojnë se Gramoz Ruçi do të jetë kryetari i ri i parlamentit.
Zëvendëskryeministër për Ballkanin do të jetë Pandeli Majko, ndërsa zëvedëskryeministri dhe ministër i Pushtetit Lokal, Niko Pelleshi.
Fatmir Xhafa, do të jetë minister i Punëve të Brendshme,
Taulant Balla, ministër i Mbrojtjes Kombëtare dhe Lidhjeve me NATO,
Ditmir Bushati, ministër i Punëve të Jashtme,
Arben Ahmetaj, ministër i Financave kombëtare,
Mimi Kodheli, ministre e Integrimit Euroatlantik,
Plarent Ndreca, ministër i Arsimit dhe Sporteve,
Erjon Braçe, ministër i Bujqesisë, Ushqimit dhe Ujërave,
Blendi Klosi, ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale,
Lindita Nikolla, ministre e Çështjeve të Rinisë dhe Fëmijëve,
Ogerta Manastirlliu, ministre e Shëndetësisë,
Sajmir Tahiri, ministër i Drejtësisë,
Eduart Shalsi, ministër i Transportit dhe Punëve Publike,
Elisa Spiropali, ministre e Zonave Rurale dhe Komuniteteve,
Milva Ekonomi, ministre e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit dhe Sipërmarrjes,
Damian Gjiknuri, ministër i Energjetikës dhe Pasurive Minerare,
Arlinda Dudaj, ministre e Kulturës dhe Trashëgimisë së Vlerave,
Artan Lame, ministër i Planifikimit Urban dhe Strehimit,
Ervin Bushati, ministër i Mjedisit dhe Klimës,
Blerina Gjylameti, ministre e Mbarëvajtjes së Reformave…
Socialistët në zgjedhjet parlamentare më 25 qershor fituan 74 mandate të deputetëve në parlamentin 140-anëtarësh, që do të thotë shumicë, për të cilin shkak nuk kanël nevojë për koalicionim me parti tjera.