Zv.kryeministrja dhe ministrja e punëve të jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva në një intervistë dhënë televizionit privat bullgar BTV ka diskutuar lidhur me vizitën e delegacionit qeveritarë të Maqedonisë në Sofje të Bullgarisë, transmeton Zhurnal.mk
Për ministren Zaharieva kjo vizitë është historike dhe shpreh fillimin e një fiqnjësie të mirë lidhur me të ardhmen europiane të dy vendeve. Ajo ka shtuar se Bullgaria është gjithmonë këtu që të ndihmojë Maqedoninë për ndihmën që i duhet për të vazhduar rrugën euroatlantike.
Lidhur me pranimin e gjuhës maqedone, ministrja ka thënë se nuk sheh asnjë pengesë në këtë drejtim pasiqë Bullgaria me pranimin e shtetit të Maqedonisë e pranon edhe gjuhën në bazë të kushtetutës së Maqedonisë, ka thënë kështu ministrja e jashtme bullgare Zaharieva.