Kryeministri Zoran Zaev ka mbajtur fjalim para deputetëve në seancën e sotshme të Kuvendit. Ai ka folur për marrëveshjet e nënshkruara gjatë vizitës së tij në Bullgari.

Kryeministri ka premtuar se këto marrëveshje do të hapen për publikun ndërsa do të dërgohen edhe për ratifikim në Kuvend dhe deputetët do të kenë mundësi t’i shohin. Zaev i ka quajtur akte patriotike këto marrëveshje, duke hedhur poshtë akuzat se ato po mbahen fshehtë.