Marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë do të nënshkruhet në tre versione të ndryshme në gjuhën angleze, maqedonase dhe bullgare. Nëse dakordohet do të nënshkruhet edhe në gjuhën tonë zyrtare maqedonase dhe do të qëndrojë nënshkrimi i kryeministrit të Bullgarisë. Kjo është punë e rëndësishme për Maqedoninë, kjo është njohje e gjuhës tonë, theksoi kryeministri Zoran Zaev në seancën e sotme kuvendore duke u përgjigjur në akuzat nga deputetët e VMRO-DPMNE-së se fshihet përmbajtja e marrëveshjes dhe se po shkelen interesat kombëtare dhe shtetërore të Maqedonisë.

“Bullgaria është vendi i parë që e ka njohur Maqedoninë nën emrin kushtetues. Unë përmes kësaj marrëveshje për të cilën pushteti paraprak bënte përpjekje reale dhe e pashë deri ku kanë arritur, për të cilën asnjëherë nuk kam pasur informacione si shef i opozitës. E pash se kanë arritur në fazë serioze dhe këtë e përshëndes. Duhej tashmë ta përfundonim, i di edhe bisedat edhe të ish udhëheqësisë të Qeverisë të RM-së, jam i informuar në mënyrë procedurale ashtu siç i ngjan, për gjithçka. Bullgaria përmes kësaj marrëveshje dëshiron sinqerisht t’i largojë telashet që kanë ekzistuar mes dy fqinjëve që ta mbështet Maqedoninë në rrugën e saj drejtë BE-së”, tha Zaev.

Theksoi se rëndësi imperativë ka progresi i Maqedonisë drejtë BE-së dhe NATO-s.

“Bullgaria e njeh veçantin tonë dhe nuk ka problem me këtë, por njëkohësisht nuk mund të themi se nuk kemi pjesë të përbashkët të historisë të Ballkanit këtu, në Evropë dhe të ngjashme. Të mos prejudikojmë diçka që do të ishte mjaft e papërshtatshme në çështje të tilla të cilat janë të interesit të ndërsjellë për përcaktimet strategjike pas të cilave qëndrojmë, ndërsa ato janë BE-ja dhe NATO. Për këtë të jemi vërtet të kujdesshëm “, theksoi kryetari i Qeverisë të Maqedonisë.

Në pjesën e librave, Zaev tha se për këtë duhet të prononcohet ekspertët.