Maqedonia e ka mbështetjen nga Bashkimi Evropian dhe kjo është koha e cila duhet të shfrytëzohet që të ofrohet në pjesën e reformave urgjente me qëllim që deri në fund të vitit të marrim rekomandim të pakusht, ndërsa vitin e ardhshëm edhe datë për fillim të negociatave me BE-në, tha kryeministri Zoran Zaev në fjalimin në fillim të konsultimeve tematike në Qeveri me përfaqësues nga shoqëria civile për sferat të cilat janë të rëndësishme në procesin e krijimit të politikave në pajtueshmëri të prioriteteve urgjente reformuese.

“Dëshiroj që në emër të gjithë Qeverisë të kërkojë mbështetjen tuaj. Harabelin tani e kemi në shpatull. Zëri i shoqërisë civile me të vërtetë e pozicionoi BE-në tejet në të kundërt nga ajo që ishte përcaktimi i saj prej para dy ose tre viteve në pjesën e zgjerimit. Jemi të gatshëm të mësojmë si Qeveri. Ju dini më shumë se ne për shkak se punoni në mënyrë eksperte të vendosura në shumë sfera të cilat për ne janë shumë të rëndësishme për eurointegrimet që do të thonë jetë për qytetarët”, tha Zaev.

Në emër të gjithë Qeverisë kërkoi ndihmë dhe mbështetje për procesin e reformave dhe paralajmëroi proces inkluziv në të cilin do të përfshihen të gjithë faktorët, nga Kuvendi, opozita, institucionet, sektori civil,…

“Të gjithë kemi angazhimet tona. Qeveria në mënyrë inkluzive u hap. Të gjithë e mbajmë përgjegjësi të inkorporojmë në çdo mënyrë të mundshme. Apeloj, koha është e pjekur që të inkorporohemi të gjithë dhe të punojmë”, tha Zaev.

Ai theksoi se do të vendosen qëllime reale në afat të shkurt deri në tre muaj, të mesëm nga gjashtë deri në nëntë muaj dhe afat të gjatë prej mbi nëntë muaj, në të cilët sipas tij mund të arrihet shumë në pjesën e reformave. Një pjesë e madhe, shtoi, varet nga dëshira dhe vullneti politik dhe shoqëror, e jo vetëm nga ligjet.

T mobile In article [4]

Zëvendëskryeministri për eurointegrime Bujar Osmani theksoi se kjo Qeveri muajt e ardhshëm do t’ua kushtojë prioriteteve urgjente reformuese dhe për këtë arsye u qas drejt përpunimit të planit strategjik në të cilin do të futen edhe sugjerimet dhe idetë e shoqërisë civile.

Qëllimi është, theksoi, adresimi agresiv i këtyre prioriteteve dhe dërgesa e shpejtë e rezultateve.

Në debat mori pjesë edhe ministri pa resor i angazhuar për komunikime, llogaridhënie dhe transparencë Robert Popovski. Pas fjalimeve hyrëse përfaqësuesit e shoqërisë civile do të punojnë në grupe në çështje nga pesë sfera të cilat janë përfshirë edhe në prioritetet urgjente reformuese – qeverisja e të drejtës, administrata publike, zgjedhjet, Kuvendi dhe trupat e pavarur rregullatorë, mediat dhe shoqëria civile.

T mobile In article [4]