“Sot filloi procesi i gjykimit të njohur si “Ryshfet”. Veprim formal filloi me një kërkesë nga avokatët e mij për përdorshmërisë së masave të veçanta hetuese në drejtim për shkak se ata janë bërë publike.”, ka thënë menjëherë pas daljes nga Gjykata Themelore Shkupi 1 ku është mbajtur seanca dëgjimore në rastin “Ryshfeti”, ku i akutuar për mitmarrje është ish kryetari i Komunës së Strumicës dhe kryeministri aktual i vendit Zoran Zaev.
“Sipas ligjit për hetime të veçanta të cilat janë bërë publik nuk janë përdorur si dëshmi. Ne ishim në dyshim nëse regjistrimin ta prezantonim në publik në tërësi, që të dihet në të vërtetë çështja ose të kërkonim përjashtimin e saj për shkak se ligji nuk e lejon. Përsëri vendosëm që t’i shfrytëzojmë të gjitha mundësitë ligjore dheGjykata do të marrë një vendim në përputhje me kërkesën e avokatëve. Si do të vendos Gjykata, ashtu edhe do t’i shfrytëzojmë të drejtat tona.
Unë personalisht si iakuzuarit pres dhe dua që ky rregjistrim të dalë në publik që të shihet tërësia e veprimit që ka ndodhur dhe të shihet se as kam pasur qëllim dhe as ka ndodhur ndonjë mitmarrje. Por, njëkohësisht në përputhje me ligjin dhe atë që ai e lejon, si dhe masa të tilla të posaçme hetimore që Gjykata ka vendosur më parë që të përjashtohet si provë në procedurë dhe mundësi, së bashku me ekipin tim ligjor ne kemi vendosur sot për të kërkuar këtë të drejtë ligjore që ne meritojmë. Natyrisht sa më shpejt që gjykata do të shpallë vendimin menjëherë do të vazhdojmë aty ku ka ngelur dhe unë pres drejtësi.”, ka thënë Zaev para mediave menjëherë pas daljes nga Gjykata.