Artistët më të njohur në botë janë bashkuar për të krijuar një këngë për të gjithë të prekurit e ngjarjes tragjike që la 78 të vdekur në Londër.

Më shumë se 50 yje të skenës botërore janë bërë pjesë e këngës ‘Bridge Over Troubled Water,’ nga e cila do vijnë shumë të ardhura për të mbështetur familjet dhe të mbijetuarit.

Që në orët e para të publikimit ka arritur të marrë vendin e parë në ‘iTunes’. Kënga është ideuar nga producenti i njohur, Simon Cowell, i cili ka ftuar edhe këngëtaren shqiptare Rita Ora që të bëhet pjesë.

Projekti muzikor mund të shkarkohet online për 2 dollarë, në faqen artistsforgrenfell.com.