Ylli i Stoke Cityt, Xherdan Shaqiri, raportohet se do të jetë kandidati kryesor për të zëvendësuar Mohamed Salahin te Roma.
Sipas raportimeve, Salah është në Angli dhe së shpejti pritet të kryejë testet mjekësore para kalimit te Liverpooli për 45 milionë euro.
Romakët kanë nevojë për zëvendësim dhe Shaqiri, sipas “La Gazzetta dello Sport”, është ideja kryesore.
Reprezentuesi zviceran ishte pjesë e Series A për gjashtë muaj në vitin 2015 sa ishte te Interi.
Këtë sezon ai ka shënuar katër gola në 21 paraqitje për Stoken në Premier Ligë