Xhensila Myrtezaj dhe i dashuri i saj, Bes Kallaku, janë duke kaluar momente fantastike në pushimin e tyre të parë për këtë verë.

Ata ndodhen në Meksikë dhe kohë pas kohe ndajnë momente të këndshme edhe me fansat e tyre.

Para pak minutave Xhensila ka publikuar edhe një fotografi nga një mbrëmje romantike, që sigurisht e kanë pasur mbrëmë dhe të cilën e ka përshkruar si “Natë magjike”. Të dy duken për mrekulli dhe shumë të dashuruar.