Drejtori i NPK-së, Xhelal Ceka siç duket i dha fund problemit me mbeturina në Tetovë dhe deponisë së egër. Tani e tutje nuk do të ketë deponi të egër por mbeturinat do të grmbullohen në një pikë për ngarkim shkarkim, përcjell TetovaSot.
“Duke marë parasyshë faktin se problemi me pikën për ngarkim – shkarkimit që ishte një brengë shumëvjeçare e banorëve ashtu edhe e NPK “TETOVA” Tetovë, ndërmarrja punoi intensivisht së bashku me Komunën e Tetovës në zgjidhjen e problemit.
Sot ju informојmë se në javën e ardhshme do të lëshohet në përdorim kjo pikë e re e ngarkim – shkarkimit.
Kjo pikë funksionon përmes kontejnerëve të mëdhenj në formë të mbyllur, nga ku do të bëhet shkarkimi dhe ngarkimi i mbeturinave për në deponi.
Gjithashtu ju informojmë opinionin publik se së shpejti do të kryhet pastrimi i shpejtë i lokacionit ekzistues në hyrje të qytetit” tha Ceka
Ndryshe Tetova ka pasur gjithnjë problem me mbeturinat ku disa herë Gostivari ka bllokuar bartjen e mbeturinave në Rusino.