Anëtarja e PDK’së, Arbana Xharra, ka ironizuar me Kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, pasi vajza e tij, Refiqe Tërnava, nuk arriti të marrë votat e mjaftueshme për të fituar mandatin e deputetes.
“Naim Ternava paska deshtu me mbledh vota per vajzen. As xhemati i tij nuk po e mbeshtet ma. Gjynah” ka shkruar Xharra në Facebook.
Refiqe Tërnava kishte garuar në listën e koalicionit LAA, në kuadër të AKR’së, por ka arritur të mbledhë vetëm 5487 vota.