Messi dhe Ronaldo udhëheqin sulmin në formacionin e vitit të publikuar nga World Soccer.

Revista prestigjioze, World Soccer, ka publikuar formacionin më të mirë të vitit, ku gjenden tre lojtarë të Real Madridit (Ronaldo, Ramos, Marcelo), që fituan Ligën e Kampionëve.

Në këtë formacion bën pjesë vetëm një lojtar i Barcelonës, ai është Leo Messi, derisa Paulo Dybala i Juventusit ka lënë jashtë 11-shës më të mirë Luka Modricin, Andres Iniestan e Toni Kroosin.

Derisa mesfushori i Chelseat, N’Golo Kante, i cili u transferua në “Stamford Bridge” shumë më lirë se rekordi botëror, Paul Pogba, ka arritur të zë vend në 11-shen ideale të World Soccer para bashkëkombësit të tij, bën të ditur AS, transmeton Gazeta Express.

Ja 11-shja ideale sipas World Soccer: