Ricardo Rodriguez, vëllai i tij Francisco dhe gjithashtu Diego Benaglio janë larguar këtë verë nga VfL Wolfsburg, megjithatë këto zviceranë mund ti zëvendësojë Admir Mehmedi, shkruan “Blick”.

Sulmuesi shqiptar me origjinë nga Gostivari ka kontratë më Bajern Leverkusen deri në 2019, por gjatë sezonës së fundit nuk kishte shumë hapësira në Leverkusen dhe për këtë arsye pritet të largohet.

Për qendër-sulmuesin e përfaqësueses së Zvicrës ishte interesuar edhe Hamburgu në Gjermani e Nice në Francë.