Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE sot ka paraqitur një projekt-ligj për praktikën mjekësore të  më shumë shoqatave mjekësore në Maqedoni.

Propozimi pak më parë është dorëzaur në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

“Me këtë projekt-ligj për praktikën mjekësore parashihet vlerësimi i veprimtarisë së mjekëve, përkatësisht vërtetohet lartësia e pagës përmes marrëveshjes kolektive, të cilën do të mund ta merrninsecialistët dhe mjekët e përgjithshëm nga mjeksia primare, sekundare dhe terciale, Më konkretisht paga e mjekëve specialistë parashihet që të jetë katër herë e gjysëm më e madhe se paga mesatare në vend, përkatësisht 100.000 denarë, kurse pagat e mjekëve të përgjithshëm do të ishin sa dy paga e gjysëm mesatare, përkatësisht 56.000 denarë”, njoftojnë nga VMRO-DPMNE-ja.

Nga kjo parti thonë se presin edhe sugjerime tjera nga shoqatat mjeksore.