Zoran Zaev bëhet rrezik serioz për interesat nacionale të Maqedonisë dhe figura më e dashur midis të gjithë nacionaliteteve të cilët garojnë në qëndrimet anti-maqedonase, thekson VMRO-DPMNE-ja në kumtesën e sotme deri te mediat.
“Zoran Zaev e udhëheq qeverinë e Maqedonisë dhe i detyrohet popullit të Maqedonisë me sqarim se ku e ka parë nacionalizmin dhe urrejtjen në sjelljen e Maqedonisë dhe tani ai ka vendosur të hap një faqe të re?”, thuhet në kumtesë.
Sipas VMRO-DPMNE-së, “Zaev në vizitën dyditore në Bullgari e ka goditur ashpër shtetin e Maqedonisë”.
VMRO-DPMNE-ja kërkon mbikëqyrje në atë që Zaev ka dakorduar gjatë vizitës në Sofje.
“Populli i Maqedonisë kërkon mbikëqyrje në përmbajtjen e marrëveshjes të cilën Zaev është dakorduar ta nënshkruajë. LSDM-ja nuk është opozitë dhe duhet t’i përgjigjet popullit të Maqedonisë rreth dilemave të cilat e shqetësojnë pas vizitës dyditore në Bullgari të Zoran Zaevit”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.