VMRO-DPMNE-ja sot përmes një kumtese reagoi se LSDM-ja nuk guxon ta problematizojë ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër dhe urgjentisht të vazhdojë me ndërtimin.
Në reagim theksohet se autostradat të cilat janë planifikuar dhe filluar nga Qeveria e VMRO-DPMNE-së janë projektet më të mëdha infrastrukturore të ndërmarra nga cila do qeveri në Maqedoni të pavarur dhe janë kontribut për gjeneratat e reja dhe zhvillimin e vendit.