VMRO-DPMNE sot i bëri thirrje Avokatit të Popullit të reagojë dhe t’i dënojë deklaratat e LSDM-së me të cilat po bëhet diskriminim politik i qytetarëve dhe të veprojë në drejtim të së drejtave të qytetarëve.

“I apelojmë Avokatit të Popullit të reagojë në diskriminimin politik dhe segregacionin të cilën LSDM-ja po ua bën qytetarëve duke pohuar se libreza partiake e tyre duhet të jetë letërnjoftimi i dytë dhe dokument prej të cilit do të varet se çfarë të drejtash do të kenë në këtë shtet. Republika e Maqedonisë në pajtim me Kushtetutën është shtet i lirë dhe shtet i qytetarëve të barabartë dhe kjo duhet të mbetet kështu”, deklaroi Darko Kostovski i VMRO-DPMNE-së para zyrës së Avokatit të Popullit.

LSDM, shtoi ai, i porositi qytetarët se mund të mjekohen, të kenë asistencë sociale, të punësohen, të arrijnë deri tek të drejtat kryesore vetëm nëse kanë librezë partiake për anëtarësim prej partisë së tyre.