VMRO-DPMNE është për ndërtim të marrëdhënieve të mira fqinjësore të bazuara në respektim të ndërsjellë dhe do të mbështesë gjithçka që është në drejtim të përmirësimit të marrëdhënieve me fqinjët, po asgjë që është në kundërshtim me interesat e popullit maqedonas dhe shtetit, porosit partia në një kumtesë me shkrim deri te mediat.

Zaev, shtohet, në Bullgari publikisht e akuzoi Republikën e Maqedonisë se ka përhapur nacionalizën dhe urrejtje në të kaluarën, pa në këtë rast të saktësojë ndaj kujt ka përhapur shteti ynë nacionalizëm.