Kryetari i Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta priti në kabinetin e tij një delegacion të Shoqërisë Kulturore Artistike – SHKA “Jahi Hasani, të kryesuar nga kryetari, z. Zani Memedi.
Me këtë rast, në Ditën e Komunës së Gostivarit, Kryetari Bejta ndahu mirënjohje për këtë Shoqëri për sukseset e arritura në prezantimin e kulturës, dokeve dhe traditës së anës së Gostivarit brenda dhe jashtë kufijve të shtetit.
Puna e juaj, tha kryetari Bejta, meriton çdo respekt pasi paraqet punën dhe përkushtimin e një ambasadori të mirëfillit të rajonit të Gostivarit dhe me gjerë, në skenat brenda dhe jashtë shtetit.
“I sigurova drejtuesit e Shoqërisë që mbështetja e Komunës së Gostivarit ndaj Shoqërisë Kulturore Artistike – SHKA “Jahi Hasani” do të vazhdon edhe në të ardhmen”, tha mes tjerash Kryetari Bejta, i cili shprehu bindjen që në të ardhmen bashkë me Ministrinë e Kulturës dhe Sektorin e Biznesit, do të jepet një kontribut më i madh në sigurimin e fondeve të mjaftueshme për këtë Shoqëri Kulturore – Artistike.
Kryetari i Shoqërisë Kulturore Artistike – SHKA “Jahi Hasani, z. Zani Memedi falënderi Kryetarin Bejta për vlerësimin e treguar, duke shtuar se Shoqata që përfaqëson edhe në të ardhmen do të jetë përfaqësuese e denjë e kulturës, traditës dhe dokeve kombëtare në festivalet kombëtare dhe ndërkombëtare.