Kandidatja e LSI-së në Fier, Erisa Xhixho, e cila ishte e renditur e treta në listë nuk ka arritur dot të marrë mandatin për tu përfaqësuar në Kuvend.

Por menjëherë pas mbylljes së votimeve Xhixho me anë të një statusi në Facebook, ka theksuar se pavarësisht gjithçkaje LSI tregoi një politikë ndryshe që sapo ka filluar betejën e saj.

Deri më tani në Fier LSI ka marrë dy mandate.

Statusi i plotë:

Faleminderit nga zemra LRI Fier dhe gjithe te rinjve qarkut Fier, grave,vajzave dhe qytetareve per cdo shtrengim duarsh, dashuri, buzeqeshje qe me keni dhuruar me gjithe sinqeritetin e nje miqesie qe fitova fale jush.Kjo eshte fitorja ime me e madhe. Pavaresisht gjithckaje une fitova miqesine tuaj duke bere nje fushate me emocion ,me shume dashuri dhe model europian sic une e deshiroja. Ne treguam qytetari dhe nje politike ndryshe e cila sapo ka filluar betejen e saj, misioni vazhdon…