Pas ardhjes së Fabio Borinit, Milani do të shesë Gianluca Lapadulan te Genoa.

Kuqezinjtë kanë arritur marrëveshjen me sulmuesin e Sunderlandit, i cili do të arrijë në Milano sonte mbrëma për të finalizuar marrëveshjen.

Kjo nënkupton se Lapadula është tepër dhe sipas faqes së Gianluca Di Marzios, ai do të kalojë te kuqeblutë. Përfaqësues të Genoas janë takuar me ata të lojtarit dhe janë duke përgatitur një ofertë.

Lapadula u transferua në “San Siro” në vitin 2016 nga Pescara.