Dje në mbrëmje mes orës 20 dhe 23.20 minuta, persona të panjohur kanë kryer grabitje në banesën e 37-vjeçarit N.I nga Tetova në rrugën “Ilinden” në Tetovë, tranmeton TetovaSot.

Grabitësit duke shfrytëzuar mungesën e familjes së shtëpisë në atë kohë, më forcë kanë  hapur derën prej druri, kanë hyrë brenda, kanë kontrolluar plotësisht hapësirat dhe nga një sirtar në  dhomën e gjumit, kanë arritur të marrin pjesë të ndryshme stoli ari (qostek, unaza, etj), të cilat ishin në një peshqir, njoftojnë nga SPB Tetovë.

Ata kanë marr arin dhe pa u vënë re e kanë dalë nga banesa, duke shkaktuar një dëm prej 66 mijë denarë, ndërsa dëmi material do të përcaktohet më tej.

Janë ndërmarrë të gjitha aktivitetet për të sqaruar rastin dhe zbulimin e kryerësve./TetovaSot/