Britania e Madhe po përjeton një vit të shënuar nga një seri ndryshimesh politike dhe tragjedish që po vënë mjaftueshëm në provë solidaritetin e saj, duke regjistruar ”një vit të tmerrshëm”.
Shprehja vjen nga mbretëresha Elisabeth II që shprehej në këtë mënyrë në 1992, një vit i shënuar nga probleme bashkëshortore të familjes mbretërore.
Sovrania këtë herë u shpreh për këto çështje me një mesazh me tone të pazakonta duke folur për humorin më të trishtë kombëtar dhe duke ftuar britanikët për të përdorur burimet e tyre për t’iu përgjigjur një “varg tragjedive të tmerrshme”.
Që nga fjalimi i saj i fundit, të shtunën, u shënua një tjetër sulm dhe numri i viktimave nga zjarri i rënë në kullën e banesave sociale në Londër u përkeqësua me 79 të vdekur.
Seria e sulmeve ka nisur më 22 mars kur një burrë përshkon me automjetin e tij mes për mes turmës në urën mbi lumin Tamiz para se të sulmonte për vdekje me armë të ftohtë një polic.
Sulmi regjistroi pesë të vdekur.
Autori i sulmit, Khalid Masood, një shtetas britanik i konvertuar në fenë islame, u vra nga policia.
Është i pari nga tre sulmet e pretenduara nga grupi i Shtetit Islamik.